Kurti, ushtarakëve të FSK-së që ishin në Kuvajt: Dëshmuat përkushtimin e Kosovës për paqe e siguri edhe jashtë kufijve

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka pritur i në takim pjesëtarët e FSK-së, të cilët nga muaji maj deri në muajin tetor 2021, ishin pjesë e misionit paqeruajtës në Kuvajt.

Kryeministri shprehu falënderime dhe mirënjohje për krenarinë që i kanë sjellë vendit pjesëtarët e FSK-së, dhe shtoi se ata e dëshmuan në praktikë përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri edhe jashtë kufijve.

“Misioni i bashkë-zbarkimit në Kuvajt, misioni i juaj i parë, është misioni i parë edhe për Kosovën. Prandaj, ju do të mbaheni në kujtesën tonë si grupi i parë që tregoi vullnetin e lartë dhe të fuqishëm të ushtarakëve të Kosovës të japin më shumë për paqe dhe liri sepse, ne si popull e dimë çmimin e lartë të lirisë”, u tha kryeministri Kurti, ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët e përfunduan Misionin në Kuvajt.

“Kosova po e merr një rol më të madh në siguri dhe mbrojtje që është nder, por edhe përgjegjësi e madhe. Tani është koha që ju profesionalisht t’i ndani të gjitha mësimet e mësuara në këtë mision në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe të kaloni momente relaksuese me familjet dhe miqtë tuaj”, tha kryeministri Kurti.

Ai i ftoi ushtarakët që të jenë gjithnjë këmbëngulës në profesionalizmin dhe shërbimin fisnik për paqe dhe liri.

Pjesëtarët e Misionit në Kuvajt, major Mentor Ibrahimi, kapiten Kreshnik Haxhiu, toger Dhurim Shemsedini, tetar Hyjnor Lajqi dhe ushtari i klasit të parë Mehmet Mehmeti, e falënderuan kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme gjatë misionit.

Ata thanë se ishin të nderuar t’i shërbejnë atdheut dhe t’i kontribuojnën paqes krahas forcave ushtarake të SHBA-së. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...