Kurti takon këshilltarin Federal të Zvicrës, i flet për sulmin terrorist serb në Banjskë dhe sigurinë në rajon

PUBLIKUAR

Kryeministri, Albin Kurti, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka takuar sot këshilltarin Federal të Zvicrës, Beat Jans.

I pari i qeverisë kosovare, shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj shtetit tonë, transmeton klankosova.tv.

Sipas njoftimit nga kryeministria, aty u bisedua për situatën e sigurisë në rajon, për sulmin terrorist e aktin e agresionit në Banjskë, për përpjekjet tona për integrimin e komunitetit serb dhe të drejtat e tyre politike pluraliste, demokratike dhe sociale.

Kryeministri e informoi këshilltarin Federal Jans mbi procesin e Vetingut dhe mbi Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...