Kurti reagon për shfuqizimin e vendimit të Konjufcës rreth diplomatëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Ish kryeministri Kurti, përmes një postimi në ‘Facebook”, ka kritikuar edhe më tutje qeverinë Hoti për vendimet e veprimet “e parregullta”, që po ndërmerr ajo.

Sipas tij, vendimet e mira të qeverisë Kurti po sfidohen nga “qeveria koti” edhe te Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

“Kur Republika e Kosovës gjendet në pozicionin e saj më të dobët ndërkombëtar që nga shpallja e pavarësisë, vendime e veprime të parregullta vetëm sa po e rëndojnë situatën duke cenuar potencialin e MPJD-së dhe të shërbimit të jashtëm të Republikës”, shkruan Kurti në “Facebook”.

Sipas Kurtit, Qeveria Hoti në koordinim me presidentin po “shpërblen vëllezërit e ministrave me grada të ambasadorëve, po tejzgjatë mandatet e fëmijëve të ministrave dhe të figurave të PDK-së, po sjell njerëz partiak e pa përvojë diplomatike në pozita të larta përbrenda MPJD-së, e po kthen në shërbim konsuj të paligjshëm partiak”.

“Shërbimi i jashtëm duhet të përbëhet nga diplomatë të disiplinuar dhe me përgatitje të lartë, me dije të gjerë e kulturë të thellë, të cilët punojnë për mbrojtjen dhe përparimin e interesave të vendit e jo të shndërrohet në shërbim familjar që shpenzon buxhetin shtetëror për mirëqenien personale të anëtarëve të partive dhe familjarëve të qeveritarëve.

 

Shërbimi i jashtëm nuk është shërbim arsimor e shëndetësor për familjarët e qeveritarëve”, thotë ish kryeministri.

Sipas tij, zgjedhjet e reja mundësojnë “kthimin e këtyre në gjirin e tyre familjar në Kosovë”./Zëri

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...