Kurti përkujton masakrën e Srebrenicës: S’ishte asgjë më pak sesa gjenocid

PUBLIKUAR

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të hënën se ajo çfarë ka ndodhur në Srebrenicë 27 vjet më parë nuk është asgjë më pak pos gjenocid.

Kurit përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar 11 korrikun e vitit 1995, ku forcat serbe masakruan mbi 8 mijë burra myslimanë në Bosnje.

 

Kreu i ekzekutivit e ka cituar librin “Axis Rule in Occupied Europe” të Raphael Lemkin, ku e kishte përmendur termin gjenocid.

“Dyshoj shumë që kur Lemkin ka folur për gjenocidin, të ketë menduar që dikush në shekullin 21 do të arrijë të ndërtojë një narrativë të tërë diskutimi bazuar në mohimin e gjenocidit”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit gjenocidi assesi nuk duhet mohuar.

“Në kohëra si këto, duhet të kujtojmë që hapi i parë i përsëritjes së gjenocidit është mohimi. Andaj duhet të jemi të vëmendshëm e të zëshëm në përkujtimin tonë dhe kërkesat tona për njohje dhe përulësi ndaj një prej gjenocideve më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë Kurti ndër tjerash. /Express

 

 

SHIKO MË SHUMË

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...