Kurti: Përhapja e variantit Delta është eksplozive – vaksinohuni!

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një video duke treguar se sot është dita kur numri i dozave të asministruara të vaksinës arrin shifrën prej një milion.

Sipas tij, dy të tretat e këtyre janë pë rata që kanë marrë së paku një dozë,kurse një e treta pë rata me dy doza.

“Vaksinimi dhe zbatimi i masave që ka vendosur qeveria, kanë filluar të japin rezultate.

Brenda javës së fundit kemi zvogëlim të rasteve aktive në 25%.

Sot mund të duket sikur mund të bënim më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. Po të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numar ishin tejet të ulët, do të ishte mbi e tej reagim. Edhe atëherë edhe sot kemi vepruar me rekomandimet e IKSHPK-së”.

“Rritja ishte e befasishme, e paparashikuar. Eksperët e prisnin një valë të variantit delta, por jo aq herët e as me rritje aq të shpejtë”, tha ai./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...