
(E plotësuar) – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë Qeveria i ka ditët e numëruara. “Një qeveri që nuk i ka punët mirë me minatorët dhe studentët i ka ditët e numëruara. Ai ka kërkuar nga kryeministri Mustafa që ta shkarkojë Jabllanoviqin, ose vetë të japë dorëheqje.
“Në qoftë se Isa Mustafa nuk i kërkon dorëheqjen Jabllanoviqit, atëherë ne përkojmë dorëheqjen e Mustafës”, tha Kurti, duke shtuar se “jemi mbledhur ta mbrojmë Trepçën, sepse ajo është e jona e jo e Serbisë’.
“Në Trepçë ka nisur shkatërrimi i Jugosllavisë, aty do të nis bashkimi i Kosovës”, tha ai, duke shtuar se me ligjin që është nxjerr në Kuvend Serbia e fiton Trepçen”.
“Kur populli del nga shtëpia, qeveria duhet të shkojë në shtëpi”, tha Kurti. /Telegrafi/
—————————————————
Kumnova: Jabllanoviqi jashtë. Thyhen xhamat e Qeverisë (Foto)
Nën thirrjet e protestuesve “Jabllanoviq jasht”. “Me nënat shqiptare”, protestuesve u është drejtuar Nysrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave”. Derisa ajo ka kërkuar shkarkimin e Jabllanoviqit, protestuesit kanë sulmuar sërish objektin e Qeverisë duke i thyer xhamat.
Pasi ka thënë se Jabllanoviq i ka fyer nënat e viktimave të luftës ka kërkuar largimin e tij nga Qeveria. Kumnova ka numëruar mijëra viktima krimit dhe terrorit serb. Ndërsa ka thënë se edhe 16 vjet pas luftës nuk i janë kthyer Kosovës mbi 1650 të zhdukur.

Gjatë fjalimit të saj ajo është përcjell me thirrjet e protestuesve për nxjerrjen e Jabllanoviqit dhe listës Srpska jasht Qeverisë.
“Kërkojmë nga kryeministri Mustafa që brenda 48 orësh ta shkarkojë Jabllanoviqin”, tha ajo.
Ndërkohë nga protestuesit janë dëgjuar thirrje “Poshtë kryeministri”, “Poshtë Qeveria’
Ndërsa, janë hedhur gur në drejtim të objektit të Qeverisë, duke thyer disa xhama të saj. /Telegrafi/
——————————————————–
Protestuesit e mbledhur në Sheshin “Nëna Terezë” kanë filluar të hedhin gjësende ë drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës
Kordoni i policisë është dukë bërë përpjekje të ndalojë protestuesit të cilët po hedhin gjësende në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë, dikush nga organizatorët e protestës përmes megafonit po bën thirrje që protestuesit ta ruajnë qetësinë. /Telegrafi/
——————————————–
Me një gjysmë ore vonesë, nga Biblioteka Kombëtare, ka filluar marshi i protestës kundër deklaratës se ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe në mbrojtje të minierës së Trepçës. Marshit të protestuesve u prijnë Nysrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Protestuesit do të marshojnë deri në sheshin “Nëna Terezë”dhe do të ndalen tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ku është vendosur një binë prej ku protestuesve do tu drejtohen me fjalimet e tyre dikush nga “Thirrjet e nënave” , mbase edhe nga liderët e subjekteve politike opozitare.
Ndryshe, në ballë të marshit protestues janë Nysrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” dhe lideri i VV-së, Albin Kurti dhe aktivistë të tjerë të VV-së. /Telegrafi/

——————————————————————–
Mijëra qytetarë janë grumbulluar para Bibliotekës Kombëtare në pritje të nisjes së marshit kundër deklaratës se ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe në mbrojtje të minierës së Trepçës.
Protesta është dashur të fillojë në orën 14:00, por është shtyrë. Deputeti i VV-së, Ilir Deda, tha se janë disa mijëra protestues që po pritet të hyjnë në Prishtinë. Ai tha se kjo është një nga protestat më masive që ka pasur në Kosovë që nga përfundimi i luftës.


“Jabllanoviqi duhet të shkarkohet, Trepça duhet t’i kthehet Kosovës”, tha ai.
Aktualisht masës së protestuesve i janë bashkangjitur edhe liderë të partive politike opozitare.

Në pritje të nisjes së marshit protestuesit po brohorasin parulla në mbrojtje të Trepçës dhe thirrjen që ministri Jabllanoviq të ikë. /Telegrafi/


