Kurti i gatshëm ta dërgojë FSK-në në Ukrainë, nëse ia kërkon NATO

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm të dërgojnë ushtarë të FSK-së në Ukrainë, nëse këtë gjë e kërkon NATO, pas konfliktit Ukrainë-Rusi.

Ai tha se çkado që NATO e parasheh të nevojshme, ata do t’i përgjigjen kërkesës së tyre, raporton Indeksonline.

“Së pari uroj që të mos ketë konflike të reja. Edhe unë jam duke e përcjellur me vëmendje deri në orët e vona se çfarë po ndodh në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse. Dhe ka një alarmim edhe të NATO-s në veçanti të SHBA, por edhe të Bashkimit Evropian për këtë gjë. Çkado që NATO e parasheh të nevojshme ne natyrisht që jemi të gatshëm“, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...