Kurti e Mehaj takojnë Guvernatoren e Shtetit të Iowas dhe Sekretarin e Bujqësisë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë takuar Guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds bashkë me Sekretarin e Bujqësisë, Mike Naig.

Mehaj tha se gjatë këtij takimi u diskutua bashkëpunimi i ngushtë ushtarak, situata aktuale gjeopolitike, lufta në Ukrainë e implikimet në rajon.

“U dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake e po ashtu të zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në fushën civile, me theks të veçantë investimet në teknologjinë informative dhe fushën e bujqësisë, si dy sektor impakti i të cilave ndihet shumë në situatën aktuale gjeopolitike”, ka shkruar Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, i pari i Mbrojtjes u zotua se Kosova si shtet evropian e proamerikan do të vazhdojë të jetë kontribuues i sigurisë në rajon e botë, gjithmonë siç tha ai, në mbrojtje të paqes dhe vlerave demokratike të familjes evropiane, aleatëve të saj, e në veçanti ShBA-vë.

Kujtojmë se Kurti pas Iowas do të udhëtojë për në Chicago, Michigan, New York e Washington D.C.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...