Kurti e Abazoviq diskutojnë për rrugët Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, merren vesh për takime mes qeverive

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi, janë takuar në margjinat e Forumit Ekonomik Global të Davosit, ku janë marë vesh për takim dy palësh mes dy qeverive.  

Sipas njoftimit të kryeministrisë, thuhet se është folur për projektet infrastrukturore Deçan-Plavë dhe tunelin Rozhajë-Pejë. Këto ide i ka përmendur Abazoviqit në një intervistë disa më parë këto projekte dhe ka thënë se do të bisedojë me Kurtin për to.

Po ashtu, bëhet e ditur se në këtë takim është dakorduar që do të organizojnë një takim mes dy qeverive këtë vit.

“U diskutua për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, si dhe potencialin e bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit më të madh socio-ekonomik dhe rritjes së investimeve në të dy vendet. U veçuan projektet e përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afrojnë qytetarët dhe do të ndihmojnë ekonominë e të dy vendeve. U bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Malit të Zi, si dhe për organizimin e një mbledhje G2G ndërmjet të dy qeverive brenda këtij viti”, thuhet në fund. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...