Kurrë mos hidhni lëvoret e limonit: Ilaçi nga natyra eliminon dhembjet për dy orë!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Lëvoret e limonit më së shpeshti i përdorim për përgatitje të ëmbëlsirave. Megjithatë, ajo që rrallë kush e di është që pikërisht lëvoret e limonit mund të shërbejnë si ilaç i dobishëm.

Është e njohur që nga koha e lashtë që limoni është i pasur me vitaminën C, por edhe me nutriene të tjera të dobishme për shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.

Mbron nga shumë sëmundje dhe si superushqim është njëri ndër artikujt më të dobishëm të cilët na i ka “dhuruar” natyra.

Përmban bioflavonoide, pektine, thartirë folike, vitamina C, A, B1, B6, kalium, kalcium, magnez, fosfor, mangan, por ndikon shumë mirë në punën e mëlçisë, zorrëve, lukthit, sistemit të imunitetit, sistemit nervor dhe atij kardiovaskular.

Shumica e kanë të njohur rëndësinë e konsumimit të limonit, ndërkaq hulumtimi i cili ka treguar që pirja e përditshme e ujit me limon në lukth të thatë bën mrekulli për shëndetin, i ka bindur shumicën që pikërisht në këtë mënyrë të fillojnë ditën.

Mirëpo, lëvoren e limonit më së shpeshti e përdorim për përgatitje të ëmbëlsirave.

Megjithatë, ajo që rrallëkush e di është që pikërisht lëvorja e limonit mund të shërbejë si ilaç i dobishëm. Përmban sasi të ulët sheqeri, mirëpo është e pasur me minerale alkaline, andaj në organizmin tonë ka veprim alkal.

Lëvorja e limonit ndikon si antiseptik, ndërkaq në mjekësinë alternative përdoret për ulje të temperaturës. Vaji esencial të cilin e përmban lëvorja e limonit ndihmon që të qetësohen enët e gjakut, nervat dhe zvogëlon dhembjen.

Për këtë qëllim mund ta përgatisni në dy mënyra.

Qëroni dy limonë dhe kujdesuni që nga limoni të mos hiqni pjesën e trashë të lëvores e cila do të përfshijë edhe shtresën e bardhë nën lëkurë.

Kujdesuni të hiqni vetëm shtresën sipërfaqësore të lëvores. Qiteni drejtpërdrejt në vendin ku keni dhembje, forcojeni me kompresë apo me fashë dhe mbajeni dy orë. Përsëriteni veprimin dy herë në ditë.

Mënyra tjetër e përdorimit të lëvores së limonit me qëllim të shërimit është ajo që lëvoret e 3 limonëve t’i qitni në një kavanoz dhe qitni sipër vaj ulliri ekstra të virgjër dhe mbylleni kavanozin. Lëreni kështu dy javë.

Kështu me vajin e përftuar lyeni vendin e djegur apo vendin ku ju dhemb dhe mbështilleni me fashë.

Lëreni tërë natën dhe dhembja do të zhduket. Ruajeni në vend të errët.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...