Kurrë mos e injoroni këtë problem seksual, sepse do të mund të jetë shenjë e kolesterinës së lartë

PUBLIKUAR

Nuk është gjithmonë e lehtë të dini a keni kolesterinë të rritur, sepse nuk ka simptoma të dukshme

Ekzistojnë disa shenja të fshehura paralajmërimi të cilat do të duhej t’i merrni në konsideratë në mënyrë që të verifikoni nivelin e kolesterinës në gjak.

Problemet erektile apo impotenca janë brenga e shpeshtë dhe zakonisht nuk janë arsye për brengosje shumë të madhe.

Megjithatë, ndonjëherë, impotenca mund të jetë shenjë e kolesterinës së lartë, transmeton Telegrafi.

Disfunksioni erektil ka mundësi të jetë e shkaktuar me bllokadën e qarkullimit të gjakut në trup. Kjo bllokadë mund të jetë e shkaktuar me grumbullimin e shtresave yndyrore në arterie.

Te meshkujt impotencën mund ta shkaktojnë arteriet e përfshira nga kolesterina e tepërt në gjak.

Megjithatë, duhet ditur që impotenca mund të jetë e shkaktuar edhe nga stresi, lodhja apo konsumi i tepërt i alkoolit apo për shkak të ankthit.

Mundeni të ulni rrezikun nga disfunksioni erektil me humbjen e kilogramëve të tepërt apo me zvogëlimin e sasisë së alkoolit.

Nëse problemi me ereksionin vazhdon pa ndonjë shkak, kërkoni ndihmën e mjekut. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...