Kurdët ia marrin qytetin e fundit ISIS-it në Siri

PUBLIKUAR

Luftëtarët e koalicionit të udhëhequr nga kurdët e kanë marrë nën kontroll qytetin sirian të Hajinit, sipas të dhënave të aktivistëve në atë rajon. Rënia e këtij qyteti vjen disa ditë pas betejave të ashpra në bastionin e ISIS-it afër kufirit me Irakun, në lindje të Sirisë. Sidoqoftë, ISIS-i ende i ka nën kontroll disa fshatra afër Hajinit.

Forcat Demokratike Siriane, të mbështetura nga SHBA-ja, kanë filluar të luftojnë për ta marrë qytetin Hajin para më shumë se tre muajve. Luftimet u shpeshtuan në javët e fundit me arritjet e përforcimeve nga pjesa veriore e Sirisë. Vëzhguesit për të drejtat e njeriut me bazë në Britani të Madhe deklaruan se forcat siriane e morën nën kontroll qytetin të premten në mëngjes, pas luftimeve të ashpra tokësore, të mbështetura nga sulmet ajore të forcave amerikane.

Kjo zonë është vendbanim për rreth 15 mijë persona, përfshirë dy mijë luftëtarë të ISIS-it, të cilët kanë organizuar sulme vetëvrasëse dhe kundërsulme ndaj forcave siriane. Qindra civilë janë zhvendosur nga qyteti në ditët e fundit dhe kanë shkuar drejt vendeve që kontrollohen nga forcat siriane, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

=

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...