KUR ”Prishtina” kërkesë për shpenzim racional të ujit të pijshëm edhe për Lipjanin

PUBLIKUAR

Me të hyrë në sezonin e verës dhe me ngritjen e temperaturave mbi vendin tonë, kanë filluar të rriten dukshëm edhe kërkesat për ujë të pijshëm.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a.u bën apel të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Shtime, Lipjan, Graçanicë dhe Podujevë me të gjitha fshatrat përreth, që ujin e pijshëm ta shfrytëzojnë sa më racionalisht në këtë periudhë, ta shfrytëzojnë për pije dhe hixhienë dhe assesi për destinime tjera që konsiderohen të paarsyeshme, njofoton KUR ”Prishtina” sh.a

Deri më tash, KUR ”Prishtina” sh.a. me të gjitha mundësitë teknike të sistemit operativ ka mbajtur një furnizim shumë të mirë me ujë të pijshëm, ku për një kohë tejet të gjatë kishte eliminuar tërësisht reduktimet e ujit gjatë gjithë ditës në secilën zonë menaxhuese.

Uji, që nga dita e djeshme ka filluar të keqpërdoret dhe  më së miri këtë dukuri e tregojnë rezervuarët në kryeqytet , ku rënia e nivelit të ujit është drastike.

Ujësjellësi Rajonal”Prishtina” bashkë me Inpekcionin e Kuvendit Komunal të Prishtinës duke filluar nga ditët në vijim, do të dalin në teren për të kontrolluar shpenzimin e ujit dhe keqpërdorimet që po bëhen nga persona të pandërgjegjshëm.

Nëse vazhdohet me këtë tempo të shpenzimit enorm të ujit të pijshëm, jemi të detyruar që të fillojmë të aplikojmë reduktime, thuhet në njoftim nga KUR ”Prishtina” sh.a.

Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm.

Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast mund t’i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por ai duhet kursyer pikë për pikë!

Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin, ai na nevojitet për pije, shtëpi dhe kopshte, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim.

Cfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit dhe ta shpenzojë atë sa më racionalisht?

–          Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

–          Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

–          Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,

–          Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

–          Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,

–          Mos vadisni  lulet, kopshtet dhe arat,

–          Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

–          Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...