Ka efekte anësore të dëmshme, por ka edhe pozitive. Viagra për shembull…
Aspirina anti-infarkt
Acidi acetil-salicilik (aspirina) është medikamenti më i përdorur në botë. Veprimi i saj i atribuohet aftësisë për të bllokuar një enzimë që në trupin njerëzor provokojnë dhembje, ethe dhe mahisje. Por, vetë aspirina, bllokon edhe kapacitetin e agregacionit të piastrinave (qelizat që mbyllin plagët, duke bllokuar gjakrrjedhjen) dhe bën në këtë mënyrë që gjaku të mpikset më ngadalë, transmeton Telegrafi.
Falë kësaj vetie, ajo përdoret sot me një dozë më të ulët si ilaç për të parandaluar iktusin dhe infarktin, dy sëmundje të shkaktuara pikërisht nga formimi në gjak i grumbujve të piastrinave, të ashtuquajtura tromboza.
Ereksione të padëshirueshme
Saktësisht e kundërta është ajo që ndodhi me sildenafilin, më i njohur me emrin Viagra, fillimisht i studiuar për mjekimin e angina pectoris (një lloj sëmundjeje kardiake).Shumë shpejt, pacientët që merrnin këtë medikament nisen të sinjalizojnë shfaqjen e disa ereksioneve të tejzgjatura të shoqëruara nga një shtim i shfrenuar dëshire seksuale.
Për pasojë, kërkuesit shkencorë nuk u lodhën shumë për ta kthyer molekulen drejt sektorit më interesant të aplikimit kundër impotencës seksuale mashkullore. Dhe nuk është e thënë që të ketë mbaruar këtu: tani po studiohen cilat mund të jenë efektet e saj mbi gruan.
Me prostatë apo pa flokë?
Thuajse gjysma e atyre që janë mbi 50 vjeç, pësojnë herët ose vonë zmadhimin e bezdisshëm të një gjëndre: prostatës. Faji është i një enzime (alfa 5 reductasi) që e transformon hormonin mashkullor testosteronin në dihidrotestosteronin më të fuqishëm. Në këtë mënyrë testosteroni fryn mbulesën e prostatës…gjithmonë, nëse nuk ndërhyhet më parë. Për shembull, me një molekulë të quajtur finasterid, e cila ka përveç të tjerash edhe një efekt anësor interesant: ndalon rënien e flokëve.
Dihidrotestosteroni shpejton në të vërtetë kalimin e flokëve në fazën telogjene, ajo në të cilën floku vdes. Sot, finasteridi ka dy aplikime: me dozë më të madhe (5 mg) kuron hipertrofinë prostatike, ndërsa me dozën më të ulët (1 mg) përdoret kundër rënies së flokëve. Nuk është hera e parë që ndodh: vite më parë u vu re që në disa pacientë që vuanin nga hipertensioni dhe që kuroheshin me një ilaç të quajtur minoksidil, flokët dukej sikur u bubrronin më shumë. Sot, minoksidili përdoret praktikisht vetëm për të luftuar tullacërinë.



