Kur hyni në këtë moshë, për shkak të intimitetit mund t’ju pushojë zemra!

PUBLIKUAR

Rrallë, por mund të ndodhë

Shumicës i është mirë e njohur që gjatë marrëdhënies seksuale rrahjet e zemrës shpejtohen, mirëpo a mund të ndodhë që të zemra të pushojë së rrahuri?

Rezultatet e studimit të ri thonë që mundet! – transmeton Telegrafi.

Për nevoja të hulumtimit i kanë studiuar informacionet e grumbulluara të rreth 4.500 njerëzve, të cilët kanë pësuar ndërprerje të papritur të zemrës.

Nga të gjitha këto raste të ndërprerjes së vrullshme të zemrës vetëm 1 për qind e tyre ka ndodhur gjatë aktivitetit seksual, thuhet në konkluzionin e studimit.

“Derisa kjo gjendje është rrezik dhe mund të shkaktojë vdekjen, shanset janë të vogla që të ndodhë derisa jeni duke bërë dashuri”, ka komentuar Dr. Sumeet Chugh, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit të Zemrës në Los-Angeles dhe autore e studimit.

Ajo ka shtuar edhe që rezultatet e hulumtimit shërbejnë për të t’ua prezantuar pacientëve me sëmundje të zemrës.

Edhe pse rrallë ndodh, janë shënuar që 94 për qind e rasteve kanë ndodhur te meshkujt, pra kështu 1 në 100 raste të ndërprerjes së zemrës është shënuar te meshkujt, ndërkaq 1 në 1.000 raste te femrat.

Personat të cilët kanë pësuar ndërprerje të vrullshme të zemrës gjatë aktit seksual zakonisht janë të moshës rreth 50 vjeç, mirëpo me siguri atëbotë kanë pasur probleme me zemrën kur u ka ndodhur kjo gjë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...