Kur do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale në Champions League?

PUBLIKUAR

Është hedhur shortit për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Finalja e vitit të kaluar, mes Bayernit dhe PSG-së, do të përsëritet në çerekfinale, raporton Gazeta Express.

Super ndeshja tjetër do të zhvillohet në mes të Real Madridit dhe Liverpoolit.

Sot, gjithashtu janë mësuar edhe përballjet e mundshme në gjysmëfinale.

Fituesi i duelit mes Bayernit dhe PSG-së do të përballen me Manchester Cityn ose Borussia Dortmundin.

Fituesi mes Real Madridit dhe Liverpoolit, do te përballet në gjysmëfinale me fituesin mes Chelseat dhe Portos.

Ndeshjet e para në çerekfinale do të zhvillohen me 6 dhe 7 prill, derisa ato të kthimit me 13 dhe 14 prill.

Ndërsa ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me  27 dhe 28 prill dhe ato të kthimit me 4 dhe 5 maj.

Finalja e madhe do të luhet në Stamboll me 29 maj. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...