Kur do të debutojë Lionel Messi?

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka shumë mundësi që të debutojë me Paris Saint Germainin të premten, kur PSG të përballet me skuadrën e Brest.

Trajneri i Parisit, Mauricio Pochettino, në konferencë për media, tha se janë duke diskutuar nëse Messi është mjaftueshëm gati për të luajtur me Brestin.

Leo ka një javë që stërvitet me klubin e ri, pas largimit nga Barcelona.

Ai ndjen se është gati që të luajë, por Pochettino dhe stafi do të kenë fjalën e fundit.

Ne nuk kemi vendosur ende nëse Lionel Messi do të jetë në skuadër. Ne do të analizojmë dhe do të shohim nëse ai mund të jetë në ekip. Do të vendosim së shpejti, do të shohim nëse ai është gati që të jetë pjesë e ekipit. Ajo çfarë ka sjell Messi tashmë është e dukshme, ai ka sjell energji shumë pozitive”, deklaroi Pochettino. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...