Një ditë pas ditëlindjes së tij të 32’të, Michael Morton u kthye nga puna për të gjetur shtëpinë e tij në Austin, Teksas të rrethuar nga shirita të verdhë policie. Me vrap kishte hyrë në shtëpi për të pyetur nëse ishte mirë Erik’u, djali i tij 3 vjeçar. Djali ishte mirë.
E kur pyeti për Chris, gruan e tij, i thanë se kishte vdekur.
Ai u arrestua për vrasjen e saj.
3 vjeçi Eric, i kishte thënë gjyshes se kishte parë “një përbindësh me musta♪5e të mdhaja” duke goditur nënën e tij, por kjo dhe evidenca tjera nuk u morën parasysh nga policia.
“Dukej sikur fjala fajtor është ende kumbuese nëpër sallën e gjyqit, kur ndjeva armën e ftohtë e prangat ngushtë në nyjet e mi – një ndjesi e cila në çerek shekullin e ardhshëm do të bëhet aq i njohur sa të vishet me një dotë”, shkruan në kujtimet e Morton, të cilat do të publikohen të martën.
Familja e Chris e larguan dhe e quajtën vrasës. Eric u rrit nga motra dhe bashkëshorti i motrës së Chris. Eric ka ndryshuar edhe mbiemrin duke e mbajtur atë të tyre. Në moshën 15 vjeçare, i shkroi të atit dhe i tha se më nuk do ta vizitonte.
Morton do të mund të ishte ende në burg sikur puna e policisë tu lihej autoriteteve.
Një ditë pas vrasjes, vëllai i Chris, John, gjeti një shami me gjak afër shtëpisë, e cila u kishte humbur hetuesve.
Morton kishte përparësi, nuk kishte dosje kriminale dhe kishte respekt.
Testi i ADN’së dëshmoi pafajësinë e tij, pas 25 vjetësh në burg.


