Kur Berisha bëhet “Müller” për të tërhequr klientët

PUBLIKUAR

Kompania e sigurimeve jetësore “Swiss Life” po e përdor një praktikë jo shumë të zakonshme për tërheqjen e klientëve. Ajo po ua ndryshon emrat punonjësve të saj me prejardhje të huaj, duke ua zëvendësuar me emra (dhe mbiemra) tipikë zviceranë. Dhe kjo praktikë e koncernit të madh ka ngjallur kritika, shkruan “SonntagsZeitung”.

Fshehja e emrave të vërtetë praktikohet më së shumti për nëpunësit që punojnë në “Call Center” dhe kështu u duhet të komunikojnë dendur me klientët, në mënyrë telefonike.

Nga 19 punonjësit në Call-Center, aktualisht 9 përdorin emra të rremë, të “zviceranizuar”. Dhe koncerni e bën të qartë se këtë metodë e praktikon që nga viti 1996, madje edhe në komunikimin me shkrim (letërkëmbim) me klientët, transmeton albinfo.ch.

Përmes saj përmirësohen shanset për të lidhur kontrata me rastin e bisedës me klientët, argumenton Swiss Life.

Por, sipas saj, punëtorët e Call-Center nuk janë vënë nën presion që ta ndryshojnë emrin. Ata në mënyrë “ekskluzivisht vullnetare” mund të vendosin nëse do të mbajnë pseudonim.

Komisioni Federal kundër Racizmit e ka kritikuar ashpër këtë praktikë. Kjo është problematike, për keqardhje dhe fyese për nëpunësit e prekur.

Marketingu i kritikuar telefonik ka qenë temë e stafit të koncernit Swiss Life këtë javë. Dhe aty është vendosur që edhe më tutje, klientët të kontaktohen nga punëtorët me emra të rrejshëm.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...