Kuptojeni seriozisht ënjtjen e nyjave: Ekziston rreziku nga probleme të mëdha shëndetësore!

PUBLIKUAR

Mendoni që nyjat tuaja janë të ënjtura për shkak të vapës, mendoni edhe njëherë për shkaktarin. Cila është arsyeja dhe kur duhet të brengoseni?

Nyjat e ënjtura të këmbëve janë dukuri e shpeshtë, posaçërisht verës. Mirëpo nëse kjo vazhdon, pa marrë parasysh se cila stinë e vitit është, ekziston mundësia që të jetë për problemin serioz shëndetësor.

5 faktet më interesante që duhet t’i dini rreth pllakave të dyshemesë

Grumbullimi i lëngut në organizëm mund të çojë deri te shfaqja e ënjtjes, përkatësisht edemës, transmeton Telegrafi.

Simptomat nuk përfshijnë vetëm ënjtjen, por edhe ndryshimin e ngjyrës së lëkurës në atë vend, dhembjen e këmbëve dhe shtimin e peshës.

Kjo gjendje shpesh është e lidhur me sëmundjet e veshkave dhe insuficiencën e zemrës. Ekziston edhe një gjendje e cila është e lidhur me ënjtjen e këmbëve, ajo është limfedema.

Limfedema shkaktohet me bllokadën e sistemit limfatik, gjë që paraqet shkaktarin e ënjtjes së këmbëve.

Në disa situata fjala është për predispozicionet trashëguese, mirëpo mund të kontrollohet me terapinë e rekomanduar nga ana e mjekëve.

Masazhi mund të ndihmojë te ënjtja e këmbëve por edhe çorapet elastike.

Nëse keni tepricë kilogramësh, do të duhej t’i hiqni, sepse pesha e tepërt krijon presion shtesë.

Qëndrimi në këmbë apo qëndrimi ulur gjatë pjesës më të madhe të ditës i kontribuon ënjtjes. Nëse keni mundësi, ngrini këmbët në nivel të zemrës, kohë pas kohe apo ngrihuni dhe shëtisni, pas qëndrimit të gjatë ulur.

Nëse gjendja afatgjatë mund të shkaktojë dhembje dhe vështirësi apo humbje të lëvizshmërisë, mund të kontrollohen në disa forma të buta dhe të shërohen me ndryshimin e stilit të jetës apo me terapinë e përshkruar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...