Kupa e Italisë: Caktohen datat për gjysmëfinalen Inter –Juventus

PUBLIKUAR

Interi dhe Juventusi do të përballen dy herë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë muajin e ardhshëm.

Takimi i parë do të zhvillohet më 2 shkurt në San Siro, ndërsa ai i kthimit më 9 shkurt në Torino, transmeton Gazeta Express.

Interi e mundi Milanin 2:1 për të arritur në gjysmëfinale, derisa Juventusi e kaloi lehtësisht 4:0 SPAL-in.

Në gjysmëfinale ka arritur edhe Atalanta, pasi e mundi Lazion dhe është në pritje të takimit të fundit çerekfinale mes Napolit dhe Spezias për ta mësuar kundërshtarin.

Gjysmëfinalja është faza e vetme e turneut që luhet me sistemin vajtje-ardhje.

Interi do të jetë pa Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimin në ndeshjen e parë në San Siro më 2 shkurt.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 9 shkurt në Torino.

Nëse Napoli kalon në gjysmëfinale, atëherë ndeshja e parë kundër Atalantas do të luhet më 3 shkurt në stadiumin Diego Armando Maradona, derisa ajo e kthimit më 10 shkurt në Bergamo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...