Kundërshtuesit kryesorë të demarkacionit janë deputetët e pozitës

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja ka bërë me dije se kundërshtuesit kryesorë të versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi janë deputetët e pozitës.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e re’, Muja ka treguar se ai dhe shumë kolegë të tij nga pozita do të votojnë kundër versionit aktual të demarkacionit.

Ai ka thënë se kjo formë e demarkacionit me Malin e Zi po kundërshtohet edhe nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar.

Muja ka vlerësuar se caktimi i vijës kufitare me Malin e Zi është bërë në mënyrë të gabueshme.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të mos ngutet në këtë çështje.

Sipas deputetit Muja, qytetarët e Kosovës nuk i besojnë Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi.

“Nëpërmjet kësaj interviste dua t’u them presidentit, kryeparlamentarit dhe kryeministrit, se ky demarkacion është gabim”, ka thënë Muja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...