Kundërkandidati e sfidon Erdoganin në debat televiziv

PUBLIKUAR

Turqia duhet të ketë debate televizive në mes të kandidatëve për president, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen muajin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar kandidati për president i partisë kryesore opozitare, Muharrem Ince.

“Na lejoni të bëjmë debate televizive, ku do të shfaqnim ëndrrat tona për Turqinë”, ka thënë Ince, kandidati për president nga Partia Popullore Republikane (CHP).

Ai ka thënë se një gjë e tillë do ta vendoste Turqinë përkrah shteteve të zhvilluara që kanë tradita të ngjajshme.

Lidhur me këtë deklaratë nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ose nga partia në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Për postin e presdientit të Turqisë, përveç Ince dhe Erdogan do të kandidojnë edhe tre kandidatë të tjerë, që vijnë nga blloku i qendrës së djathtë, nga një parti islamiste dhe një kandidat është nga lëvizja pro-kurde, përcjell REL.

Kandidati pro-kurd, Selahattin Demirtas është në burg, ku po përballet me akuza për terrizëm.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...