Kumbulla i lumtur që do të përballet me Bale, Shqipëria do të rritet

PUBLIKUAR

Marash Kumbulla mezi e pret përballjen me Uellsin.

Shqipëria do të luajë të shtunën miqësoren e parë për qershor dhe do të jetë Uellsi i Gareth Bale që do të ketë punë me Kombëtaren shqiptare.

Kumbulla i Romës, në një intervistë për Goal, ka deklaruar se kjo sfidë do ta ndihmojë atë dhe Shqipërinë në përgjithësi që të rritet.

“Jam shumë i ngazëllyer. Uellsi ka shumë lojtarë të talentuar dhe është ndeshje që do ta ndihmojë Shqipërinë që të rritet”, ka thënë Kumbulla për Goal.

“Po pres vërtet që të përballem me Bale-n. Jam gjithmonë i ngazëllyer që të luaj kundër kampionëve të mëdhenj sepse më ndihmon që të fitoj më shumë përvojë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...