Marash Kumbulla është shumë i lumtur që sezonin tjetër do të stërvitet nga njëri prej trajnerëve më të mirë në histori, Jose Mourinho.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare thotë se Mourinho do ta shtyjë atë që të punojë edhe më shumë dhe të rritet si futbollist.
Kumbulla nuk luajti shumë në sezonin e parë, 14 ndeshje në Serie A dhe vetëm 21 në total – por beson se me Mourinhon mund të jetë një tjetër histori.
“Ende s’mund ta besoj. Është si një ëndërr që do të kem trajner Mourinhon dhe do të jetë një tjetër arsye që të përmirësohem dhe të rritem edhe më shumë”, tha Kumbulla për GOAL, transmeton Gazeta Express.


