Kukan, Mogherinit: Prishtinës s’po ka kush t’ia rrahë tavolinën

PUBLIKUAR

Deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, ka drejtuar sot kritika të forta në drejtim të Komisionit Evropian dhe EEAS-në[Institucioni që drejton Mogherini], për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kukan ka thënë se këto dy institucione duhet të punojnë më shumë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

‘Komisioni Evropian dhe EEAS duhet të punojnë më shumë të filozofojnë më pak, për sa i përket bisedimeve me Prishtinën”, është shprehur eurodeputeti.

Këto deklarata të eurodeputetit duket se vijnë pas rezistencës së Haradinajt për ta mbajtur në fuqi vendimin për taksën ndaj Serbisë, që BE-ja po kërkon të hiqet për të vazhduar më pas me dialogun Kosovë-Serbi.

Kukan sot gjithashtu ka kritikuar edhe Rumaninë, e cila do të kryesojë me presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, pas synimeve të këtij shteti që të largojë nga agjenda Ballknain./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...