Kujdes nga këto shenja që tregojnë se i keni arteret e bllokuara

PUBLIKUAR

Arteret që gjenden në trupin tonë janë esenciale për një shëndet të mirë.

Nëse sistemi jonë i enëve arteriale nuk është duke punuar siç duhet, organet tona nuk pranojnë mjaftueshëm gjak sa për të funksionuar siç duhet, transmeton Telegrafi.

Kur dikush ka sulm në zemër, kjo zakonisht ndodh sepse arteret janë bllokuar si pasojë e një stili të pashëndetshëm të jetesës.

Ndonjëherë kjo nënkupton se ata duhet të stërviten më shumë, të hanë më shëndetshëm ose edhe që të dyja së bashku.

Arteret e bllokuara mund të shkaktojnë edhe sulm në tru dhe një shumëllojshmëri të sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndonëse mund të jetë e vështirë ta dini saktë vetë nëse i keni arteret e mbyllura, ka disa shenja që do t’ju ndihmojnë pak a shumë ta kuptoni këtë.

Dhimbjet në këmbë

Sëmundja e arterieve periferike është kur kolesteroli apo pllakat e ndryshme gjenden në skaje.

Ju mund të vëreni dhimbje ose mos komoditet në këmbë nëse vuani nga kjo sëmundje, dhe mund t’jua kufizojë aftësinë për të ecur.

Disfunksioni erektim

Arteret e mbyllura rezultojnë në kufizim të qarkullimit të gjakut, që do të thotë se meshkujt me disfunksion erektil kanë probleme serioze.

Nëse jeni duke vuajtur nga disfunksioni erektildhe nuk e dini përse, atëherë duhet ta vizitoni doktorin.

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Arteret që gjenden në pjesën e poshtme të shpinës janë të parat që akumulojnë stema. Dhimbja në këtë pjesë të shpinës mund të jetë ndër shenjat e para se keni probleme me artere. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...