Kujdes me këto produkte, po u shkaktojnë fëmijëve alergji ndaj ushqimeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Pecetat e lagura rrisin rrezikun që një fëmijë të zhvillojë alergji ndaj ushqimeve të rrezikshme për jetën, sugjeron një studim i ri. Prindërit duhet t’i lajnë gjithmonë duart para se të prekin foshnjat për t’i mbrojtur ato nga probleme më të rënda, paralajmërojnë shkencëtarët. Pas një studimi të kryer tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se alergjitë ndaj ushqimeve nxiten nga një kombinim i disa faktorëve, si gjenetika dhe ekspozimi i foshnjave ndaj pecetave të lagura, pluhurit dhe ushqimit, transmeton Shëndeti.com.al.

Alergjitë ndaj ushqimeve prekin gati 1 në 20 fëmijë.

Studime të mëparshme kanë treguar se moslarja e sapunit nga trupi mund të reduktojë barrierën e lëkurës.

Autorja kryesore e studimit, prof. Joan Cook-Mills, nga Shkolla Mjekësore Universitare Feinberg, tregon se 35% e fëmijëve me alergji ndaj ushqimeve kanë një gjendje të quajtur dermatiti atopik. Kjo gjendje lidhet me mutacione të tri gjeneve që ulin gjithashtu barrierat e lëkurës.

Duke përdorur minj me të njëjtat mutacione gjenetike, ajo i ekspozoi ato ndaj alergjenëve dhe ndaj një përbërësi që gjendet tek pecetat e lagura për bebe.

Minjtë u ekspozuan ndaj alergjenëve të pluhurit dhe ushqimeve si vezët dhe gjalpi i kikirikut për 40 minuta gjatë një periudhe 2-javore.

Minjtë me mutacione gjenetike, të cilët u ekspozuan gjithashtu ndaj alergjenëve dhe sapunit të ngelur në lëkurë, zhvilluan një sërë reaksionesh alergjike, si në lëkurë ashtu edhe alergji ndaj ushqimeve.

Eskeprtët sugjerojnë që të kufizohet përdorimi i pecetave të lagura, ndërkohë që po planifikohen testime të tjera tek njerëzit.

Ndërsa prof. Cook-Mills këshillon që t’i lani duart para se t’i mbani fëmijët për të reduktuar ekspozimin e lëkurës së bebeve ndaj alergjenëve ushqimorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...