Edhe pse të gjithë duhet të kenë kujdes gjatë nxehtësisë së madhe, kujdesin më të madh e kërkojnë fëmijët! Fëmijët absorbojnë sasinë më të madhe të ngrohtësisë, ndërsa ekspertët theksojnë që më e rrezikshmja është të lihen fëmijët në automobil pa mbikëqyrje.
Po ashtu, fëmijët dëshirojnë të jenë aktivë dhe shpesh harrojnë të ndalen për të pushuar dhe për t’u mbushur frymë, ndërsa nuk janë në gjendje të dëgjojnë trupin e tyre. Nxiteni fëmijën në aktivitet fizik, por le të jetë i hidratuar mirë dhe vazhdimisht të ndalet për të pushuar dhe rregulluar frymëmarrjen. Për çdo 20 minuta aktivitete fizike gjatë verës, fëmija duhet të pijë 235 ml ujë. Pavarësisht nga aktivitetet fizike në ujë (deti, pishinat), fëmija po ashtu duhet të pijë sasi të mjaftueshme të ujit për të mbetur i hidratuar dhe i mbrojtur nga nxehtësia.


