Kujdes, analgjetikët mund të rrisin dhimbjen e kokës dhe migrenën

PUBLIKUAR

Ekspertët paralajmërojnë: Marrja e analgjetikëve më shumë se dy herë në javë për dhimbje koke dhe migrenë shkakton dhimbje edhe më të forta dhe dhimbje të reja koke, sepse ato zvogëlojnë tolerancën e trupit ndaj dhimbjes

Marrja e shpeshtë e tabletave kundër dhembjeve për të ulur dhembjen e kokës mund të krijojnë rrethin vicioz dhe të shkaktojnë dhembje edhe më të madhe, pretendojnë hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Britanik.Ekspertët kanë zbuluar që njerëzit me dhembje koke, me tension dhe me migrenë duke abuzuar me analgjetikë përkeqësojnë gjendjen e tyre dhe krijojnë sulme të reja, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Paralajmërimi, në rend të parë, ka të bëjë me përdorimin e barnave siç janë kodeina, paracetamoli, ibubrufeni dhe aspirina, të cilat mund të jenë shkaktari kryesor i përsëritjeve të dhembjes së kokës.

Për shkak të përdorimit afatgjatë të barnave, trupi bëhet rezistent ndaj tyre dhe pacienti kërkon analgjetikë më të fortë dhe pasi kalon efekti i ilaçit, shfaqen simptomat e “zbritjes nga ilaçi”, dmth. dhimbje koke të përsëritura.

– Kush merr disa herë në javë ilaçe kundër dhembjes së kokës zgjohet shpesh me dhembje, sepse kufiri i tolerancës ndaj dhembjes u bëhet më i ulët – thotë drejtuesja e studimit, dr. dr. Anne MacGregor, e cila shpjegon që analgjetikët assesi nuk bën të merren më shumë se dy deri në tri herë në javë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...