Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drizë të Kuçovës. Rruzhdi Luzi 57 vjeç ka vrarë me thikë në banesë bashkëshorten e tij shtetasen M.Luzi 49 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit autorin e krimit, shtetasin Rruzhdi Luzi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një grindje mes çiftit të bashkëshortëve.(gazeta-Shqip.com)


