Kubë: Mijëra kubanezë i japin lamtumirën e fundit Fidel Castros

PUBLIKUAR

Presidenti i Kubës, Raul Castro, i ka dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij, Fidel, në një tubim mortor në qytetin e Santiagos, njofton Klan Kosova.

Qindra mijëra kubanezë kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, po ashtu edhe disa liderë botërorë.

Raul Castro ka thurur lavde për idealet dhe principet socialiste të revolucionit të udhëhequr nga Fidel, që vdiq me 25 nëntor të këtij viti në moshë 90 vjeçare.

Ai po ashtu lajmëroi se Kuba nuk do të emërojë asnjë vend, apo rrugë, në emër të Fidel Castros, pasi kështu kishte kërkuar vet lideri historik i Kubës.

“Lideri i revolucionit fuqishëm e ka kundërshtuar manifestimin e kultit të individit”, ka thënë Raul Castro.

Nuk do të ndërtohet po ashtu asnjë përmendore e Fidel-it në Kubë, ka shtuar Raul Castro,transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...