Ku është interneti më i ngadalshëm në botë? Kosova renditet në vendin 81 në botë

PUBLIKUAR

Në një raport mbi shpejtësinë e aksesit në internet me brez të gjerë në botë në vitin 2021, Cable.co.uk deklaroi se Turkmenistani, me një shpejtësi interneti prej 0,50 megabajt për sekondë (Mbps), është më i ngadalti nga të gjitha 224 vendet e mbuluara nga sondazhi.

U deshën pak më shumë se 22 orë e 34 minuta për të shkarkuar pesë gigabajt.

Kjo shifër e vendos vendin e izoluar në Azinë Qendrore edhe pas vendeve të shkatërruara nga lufta si Jemeni, Sudani i Jugut, Somalia dhe Afganistani për sa i përket shpejtësisë së internetit, ka treguar hulumtimi.

Kurse sa i përket Kosovës, vendi ynë renditet në vendin 81 në botë, për sa i përket shpejtësisë së internetit.

Shqipëria është pak më keq se ne, ajo renditet në vendin 96, pra ka internet pak më të ngadaltë se ne.

Në vendin e parë është ishulli Jeresey, që llogaritet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

 

Në Evropën Lindore, tre vendet me shpejtësinë mesatare më të lartë të internetit janë Hungaria (104.07 Mbps, e 10-ta), Rumania (67.40 Mbps, e 29-ta) dhe Sllovenia (67.20 Mbps, e 30-ta).

Dy vendet më të ngadalta në Gadishullin e Ballkanit janë Maqedonia e Veriut (15.38 Mbps, e 107-ta) dhe Shqipëria (19.36 Mbps, e 96-ta).

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...