‘Ku e kam dashnorin tim’, ekzaltimi i Edonës kur Blero rikthehet në shtëpinë e BBVK për 24 orë

PUBLIKUAR

Pas një periudhe të gjatë konkurrence dhe emocionesh të ndryshme, shtëpia e Big Brother priti dy mysafirë të veçantë.

Blero dhe Alba u shfaqën në oborrin e shtëpisë së BBVK, duke befasuar kështu finalistët që janë duke pritur me padurim finalen e shumëpritur.

Gëzimi i finalistëve ishte i dukshëm në momentin e tyre të hyrjes, pasi Blero dhe Alba u përshëndeten me brohoritje dhe përqafime të ngrohta. Pjesëmarrësit tanimë të lodhur nga sfidat nuk e fshehën kënaqësinë dhe emocionet kur panë dy ish-banorët të cilët iu bashkuan përkohësisht për 24 orë.

Një nga momentet më të veçanta që rrëmbeu vëmendjen ishte kur Edona, me humorin e saj karakteristik, e pa Bleron dhe në gjendje të qeshur e përshëndeti me fjalët “ku e kam dashnorin tim”.

Përqafimi që pasoi mes tyre tregoi se lidhjet dhe miqësitë e formuara brenda shtëpisë mbeten të forta edhe jashtë konkurrencës së fortë.

Vizita e Bleros dhe Albës ka sjellë një frymë të re në shtëpi, duke u shtuar kështu energjisë dhe përgatitjeve për eventin final ku do të shpallet fituesi i këtij edicioni të Big Brother.

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...