Ku do të jetë Avdullah Hoti në kohën kur Kushtetuesja vendos për fatin e tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Gjykata Kushtetuese sot në një seancë publike do të diskutojë për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, raporton Gazeta Express.

LVV-ja është ankuar në Kushtetuese pas votimit të Qeverisë Hoti nën pretendimet se kjo qeveri është jolegjitime, pasi që votën e 61-të pro saj e ka dhënë deputeti Etem Arifi, i dënuar me vendim të prerë nga Gjykata.

Seanca pritet që të nis në ora 10:00 derisa shkaku i pandemisë do të mbahet përmes një videokonference.

Nuk dihet se sa do të zgjasë e njejta, veçse sipas procedurave, vendimi përfundimtar mund të jepet nga Kushtetuesja edhe sot gjatë ditës.

Në momentet kur në Kushtetuese do të diskutohet për këtë çështje, Hoti do të jetë në një aktivitet në Istog.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Qeveria.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 02.12.2020 .1.Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Kompleksit Memorial ‘’Dr. Ibrahim Rugova’’, thuhet në njoftim.

Dje kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është pyetur për seancën e sotme dëgjimore në Kushtetuese lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosjes.

Hoti tha se nuk shqetësohet nëse rrëzohet qeveria që ai e drejton, por që shtoi se hall të vetëm ka menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19./GazetaExpress/ 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...