Kthesë transatlantike në një tendë birre?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Për Merkelin kanë mbaruar kohët “kur mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët”. Por Dagmar Engel mendon, se duhet parë më me vëmendje, para se të shpallet fundi i marrëdhënies transatlantike.

 

Angela Merkel, kryetarja më e fuqishme e një qeverie në botë rrallë ka shkaktuar një valë të tillë përtej Atlantikut: Fjalët e saj po diskutohen fort në SHBA, madje flitet për një kthesë historike në marrëdhëniet SHBA dhe Gjermani.

Reagime të tilla kaq të forta duket ta kenë habitur vetë kancelaren Merkel, megjithëse ajo nuk bëri gjë tjetër, veçse i dha zë asaj që është kaq e dukshme: Pavarësisht se çfarë tiparesh mund t’i veshësh presidentit amerikan, Donald Trump – besueshmëria nuk bën pjesë ndër to.

Fushatë zgjedhore

Për të qenë më të saktë nuk ishte vetëm kancelarja gjermane ajo që foli: Por në radhë të parë Merkel, kryetarja e partisë kristiandemokrate, CDU, që u shfaq në një tendë birrë – fushatë zgjedhore.

Kancelarja solli me vete zhgënjimin për zhvillimet e samitit të G7-s në fundjavë, ndërsa kryetarja e partisë dijen, se kritika ndaj SHBA-së e sidomos ndaj Trumpit pritet mirë tek votueset e votuesit.

Kundërshtarët në këtë fushatë, socialdemokratët luajnë prej kohësh me këtë letër – e të dyja palë kanë rizbuluar Europën.

Rizbulimi i Europës

Trump dhe Brexit – valët shokuese që kanë shkaktuar vendimet amerikane dhe britanike kanë zgjuar qytetaret e qytetarët e Europës.

Me një qëndrim proeuropian madje fitohen zgjedhjet kundër populistëve – këtë e tregoi së fundmi edhe Emmanuel Macron.

Shanset e forcimit të Bashkimit Europian, e vazhdimit të historisë së tij nuk janë kurrë më të mira se sot.

Dhe një BE unike është një “player” aktore e politikës botërore, me të cilën duhen bërë llogaritë në të gjithë botën.

Nuk ka apokalips

Megjithatë kjo deklaratë nuk do të thotë, se Merkel po i kthen kurrizin SHBA-së. Ajo nuk ka për të qenë kaq e pakënaqur me presidentin amerikan për shkak të politikës së tij për klimën, aq sa të hedhë poshtë lidhjen e saj parimore me SHBA-në, që lidhet edhe me historinë e saj personale dikur, si qytetare e RDGJ-së. Apokalips nuk ka, ai nuk do të vijë as në takimin e G20- s në Hamburg. Tani janë të gjithë të përgatitur “se kohët në një masë të caktuar kanë marrë fund”, kohët kur mbështeteshe plotësisht tek të tjerët, indirekt kjo mund të kuptohet: G20- ka gjasë të mos jetë ndonjë sukses i madh.

Pra, ruani qetësinë: E kush ka nevojë për garanci të tjera: Kryetarja e partisë CDU, Merkel nuk do ta paralajmëronte një kthesë të vërtetë epokash në një tendë birre të një aktiviteti zgjedhor të partisë simotër, CSU. Thjesht sepse ka stil. /Deutsche Welle/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...