Kthehet në rigjykim çështja kundër katër të akuzuarve për vrasje të rëndë në Gadime të Lipjanit

PUBLIKUAR

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim çështjen kundër të akuzuarve  A.A., M.A., Sh.A., dhe Xh.A.  Të gjithë këta ishin shpallur fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë  me 14 tetor të vitit 2015, për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim, apo shfrytëzim të pa autorizuar të armëve” .

Ndërsa i akuzuari i parë edhe për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”

Sipas kësaj gjykate, për vrasjen e shtetasit R.D. që kishte ndodhur gjatë viti 2012  në Gadime të Lipjanit, A.A. ishte dënuar me 19 vjet burgim, M.A. me 14, Sh.A. me 5, po kaq sa edhe i akuzuari Xh.A.

Gjykata e Apelit, thekson në një kumtesë për media se pasi ka vlerësuar pretendimet e avokatëve mbrojtës por edhe sipas detyrës zyrtare  ka gjetur se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, sikur që është tejkalimi i aktakuzës.

Poashtu bëhet e ditur se  gjykata e shkallës se parë ka shkelur dispozitat e procedurës penale edhe kur të akuzuarit i ka shpallur fajtor secilin veç e veç për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”, ndonëse prokurori kishte hequr dorë nga ndjekja penale për veprën në fjalë, në fjalën hyrëse.  Prandaj aktgjykimi i shkallës se parë domosdoshmërish është dashur të anulohet”, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...