Kryqi në të cilin qe shkruar emri i liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, e të cilin e mbante një mësuese për të festuar “fitoren” e VMRO-DPMNE-së në Manastir, me siguri nuk ka qenë i ri, porse tashmë i përdorur, transmeton Expressi.
Deri te një përfundim i këtillë mund të arrihet nëse shikohet më me kujdes fotografia në të cilën mund të shihet se prapa mbiemrit Zaev kanë mbetur edhe shkronjat “ska” që s’janë fshirë mirë dhe që me siguri janë pjesë e ndonjë emri që paraprakisht është hequr nga kryqi./Gazeta Express/



