Kryqi i Kuq: 179 persona të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Sierra Leone (Foto)

PUBLIKUAR

Kryqi i Kuq ka thënë sot se trupat e të paktën 179 personave janë sjellë në murgun qendror të kryeqytetit të Sierra Leones, Freetown, pas rrëshqitjeve të mëdha të dheut sot në mëngjes në periferi të qytetit.

Rrëshqitja e dheut në një kodër në rrethinën Regent ndodhi sot në mëngjes pas shirave të mëdha, duke i mbuluar komplet me baltë shumë shtëpi, transmeton Express.

Reporteri i BBC-së nga vendi i ngjarjes ka thënë se shumë njerëz ndodheshin në gjumë kur ndodhi rrëshqitja e dheut.

Ndërkohë, sot më herët zv.presidenti i Sierra Leones, Victor Bockarie Foh, tha se ka mundësi që qindra persona ndodhen nën rrënoja.

“Kjo fatkeqësi është aq serioze saqë edhe unë vetë ndihem i thyer,” ka thënë ai për Reuters.

Zona është rrethuar nga organet dhe personat përreth dhe në të janë duke u evakuuar, ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...