“Kryevepra” e ABT-së, Audi RS Q8 tani prodhon 790 kuaj-fuqi – kushton 316.500 euro

PUBLIKUAR

Siç qëndrojnë punët në hierarkinë e Volkswagen Group, Audi RS Q8 kurrë nuk do të mund t’ia kalojë SUV-ve si Porsche Cayenne Turbo GT apo Lamborghini Urus, por ekzistojnë disa kompani që merren me modifikimin e veturave që janë të gatshme të plotësojnë çdo dëshirë të klientit.

Një prej tyre është ABT, që projektin e bazuar në Audi Q8 RS e shndërroi në diçka krejt tjetër – pra Signature Edition që është një njësi e kufizuar në vetëm 96 sosh, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë e modifikuar tani ka performaca të një superveture. Q8 e vë në lëvizje motori i rifreskuar 4 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 790 kuaj-fuqi dhe që shpejtësinë nga 0-100 e arrin për vetëm 3.2 sekonda – që i bie për 0.6 sekonda më shpejtë sesa modeli standard. Shpejtësia maksimale është 315 km/h.

ABT për këtë “kryevepër” kërkon 316.500 euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...