Kryetari KBI- Lipjan Zaim Baftiu: Mesazh urimi me rastin e Kurban Bajramit

PUBLIKUAR

Kryetari KBI-Lipjan ka uruar Kurban Bajramin.

 

Urimi plotë:

Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra!

Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, iu urojmë festën e Kurban Bajramit, këtë festë të bekuar dhe me vlera fetare, shoqërore, humanitare e kulturor, me shpresë dhe lutje te Zoti I mëshirshëm, që Ai t’i pranojë ibadetet, adhurimet, sakrificat dhe veprat tona të sinqerta.

Kurban Bajrami është shembull i besimit e adhurimit tonë ndaj Zotit të Madhëruar, shembull i sakrificës dhe respektit. Kjo festë na fton të falënderojmë Allahun për mirësitë e shumta që na i dhuron.
“Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira, andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd” (Kevther 1-2)
Therja e Kurbanit, punët e mira, solidariteti me të varfërit, kujdesi për jetimët, mëshira ndaj njerëzve, largimi nga e keqja, urrejtja dhe padrejtësia, janë mesazh i qartë i kësaj feste.
Kjo festë ndërlidhet me kryerjen e haxhit, obligimi i pestë islam, ku besimtarë nga të gjitha vendet e botës mbidhen në një vend, në Qabën e bekuar, tokën e shenjtë të Arafatit, pjesë e të cilës janë edhe hanxhinjtë e vendit tonë, ku të gjithë të bashkuar me lutje të shumta i drejtohen Krijuesit të Gjithësisë.

Besimtarë të nderuar!

Lutemi që në këtë ditë të bekuar, Zoti të na dhuroj paqë, mëshirë, solidaritet e tolerancë në popullin tonë.
Këto ditë festive janë edhe më të vequara, kur afër nesh i kemi bashkëatdhetarët tanë, që janë begatia e familjes dhe shoqërisë sonë, lutemi që Zoti të i ruaj.

Vëllezër e motra!
Ky Islam na porosit që të jemi produktiv në këtë vend. Mësimet e Muhamedit a.s japin mesazh që: “ Njeriu më i mirë dhe më i dashur tek Zoti është ai i cili është më i dobishëm për shoqërinë”
Urime e gëzuar Kurban Bajramin, Allahu ju dhuroftë begati, lumturi, e gëzim në familjet tuaja.

Kryetari i KBI Lipjan
Zaim Baftiu

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...