Kryetari Imri Ahmeti viziton fermerët në fshatin Sllovi

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri  Ahmeti vizitoi fermerët në fshatin Sllovi znj. Valbona Rama Sopa si dhe fermerin z. Osman Kryeziu të cilët merren me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore në sera.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi se fermerët japin një kontribut të rëndësishëm në prodhimin vendor.
“Fermerët përbëjnë shtyllën kryesore të zhvillimit rural dhe mbështetja ndaj tyre mbetet një nga prioritetet kryesore të komunës”, tha kryetari z. Imri Ahmeti.
Gjatë vizitës, ai inspektoi edhe rrugën e re të shtruar me zhavorr e cila lehtëson qasjen në tokat bujqësore dhe transportin e prodhimeve dhe njëkohësisht ka lidhur dy rrugët kryesore të fshatit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...