Kryetari Imri Ahmeti uron qytetarët me rastin e Fiter Bajramit

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti uron qytetarët me rastin e Fiter Bajramit

Të dashur besimtarë të fesë islame kudo që ndodheni në emrin tim dhe të Komunës së Lipjanit, më lejoni të uroj Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, e cila vie pas një sakrifice një mujore me agjerim për Zotin.

Uroj që kjo festë të sjellë solidaritet, begati për ne dhe familjet tona e të na shërbejë kjo festë si moment i reflektimeve tona për respekt e mirëkuptim të ndërsjelltë toleranc e humanizëm mes nesh, vizion e përkushtime të përbashkëta në dobi të shoqërisë.

Ndërsa neve na mbetet që të punojmë çdo ditë e më shumë të përkushtohemi për një jetë më të mirë për qytetarët tonë.
Dhashtë Zoti të mbizotërojnë vlerat pozitive përherë ndër ne.
Urime!

Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...