Kryetari Imri Ahmeti takohet me Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me zytarë të tjerë priti sot në një takim njoftues Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı.

Kryetari Ahmeti fillimisht i uroi mirëseardhje e suksese ambasadorit në detyrën e tij të re si dhe e ngushëlloj për viktimat e tërmeteve të fuqishme që goditen Turqinë.

Me z. Angılı, Kryetari Ahmeti diskutoi për zhvillimin e Komunës së Lipjanit dhe resurset kryesore që e karakterizojnë komunën tonë. Me theks të veçantë gjatë këtij takimi u fol për bashkëpunimin ekonomik, inkurajimin e bizneseve që të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë ambient të përbashkët për zhvillim ekonomik.

Nga ana tjetër ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovës, z. Sabri Tunç Angılı, ka falënderuar Kryetarin Ahmeti për mikpritjen dhe theksoi së Republika e Turqisë do te vazhdoj te jep përkrahje të gjithanshme edhe më tutje për Komunën e Lipjanit, njofton Komuna.

Ahmeti dhe ambasadori Angılı shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të Komunës së Lipjanit. 🇽🇰 🇹🇷

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...