Kryetari Imri Ahmeti shpalli të hapura zgjedhjet e Degës së LDK-së në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Kryetari Ahmeti sot ka takuar kryetarët e Nëndegëve dhe Kryesinë e Zgjeruar me ç’rast shpalli të hapura zgjedhjet në Degën e LDK-së në Lipjan.
Zgjedhjet do të mbahen duke u bazur në rregulloren zgjedhore të partisë dhe fokusi i zgjedhjeve do të jetë krijimi i mundësive për inkuadrim për të gjithë sidomos për të rinjtë dhe forumin e gruas, njofton LDK.
Andaj ftojmë të gjithë përkrahësit e LDK-së që të jenë pjesë e këtij procesi.

Lidhja e Demokratike e Kosoves Dega në Lipjan do të vazhdoj të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi për të gjithë qytetarët e Komunës sonë dhe ne nuk do të merremi me shpifje dhe gënjeshtra të individëve dhe klaneve tjera që për vite të tëra u morren vetëm me interesa të tyre.

Jemi te vetëdishem për shumë nevoja, për problemet në infrastrukturë dhe çështjet tjera në çdo vendbanim për te cilat po angazhohemi bashkë ti trajtojmë e ti zgjedhim aq sa ka mundësi buxhetore e procedurale.

Ne çdo kontratë e kemi publike, çdo shpenzim buxhetor është publik por jemi të gatshëm të publikojmë edhe punët e kaluara të ish qeverisjes lokale, konfliktin e interesit të ish drejtorëve dhe shpenzimet marramendëse, kontratat e kompanive të ish drejtorëve, madje për punë edhe të pakryera fare dhe shumë dokumente tjera për të cilat juniorët e nxitur nga etërit e korruptuar do të skuqen para qytetarëve.
Ne vlerësojmë që qytetarët tonë kanë nevoj për investime, për zhvillim, për mirëqenie e jo për shpifje, jo për nxitje të urrejtjes, jo për kulturë inatesh e të pavërtetash.

Ne sigurojmë qytetarët tonë se do vazhdojmë me intensitet edhe më të shpejtë në agjendën tonë për investime në të gjitha sferat dhe në çdo lokalitet për të ndryshuar për të mirë jetën e qytetarëve tonë.
Me punë për Lipjanin, me punë për qytetarët tonë.

#LDK #MePunë

Image may contain: 3 people, indoor
Image may contain: 6 people, people sitting and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...