Kryetari Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Janjevë ku ka bashkëbiseduar me banorët për ruajtjen e ambientit. Kryetari Ahmeti ka theksuar se pritet fillimi i punimeve në rregullimin e shtratit të lumit Janjevka dhe kyçjeve të kanalizimit, projekte shumë të nevojshme për këtë lokalitet, po ashtu do të bëhet edhe furnizimi me shporta të mbeturinave për çdo familje, njofton Komuna.
I pari i Lipjanit, ka qëndruar po ashtu edhe në Sllovi ku ka vizituar punimet në ndërtimin e tribunave – ulëseve në fushën e futbollit, ndërtimin e urave, si dhe parkingun tek varrezat si dhe punimet tjera në infrastrukturore.
Kryetari Ahmeti tha se këtyre ditëve pritet edhe vendosja e këndit të lojërave për fëmije tek shkolla fillore në qendër të fshatit.
Kryetari Imri Ahmeti qëndron në Janjevë, inspekton punimet edhe në Sllovi e Smallushërugicave duke thënë se tashmë çdo fshat të Komunës së Lipjanit janë asfaltuar shumë rrugica të ndryshme që janë me interes për banorët.






