Kryetari Imri Ahmeti priti fëmijët me rastin e 1 Qershorit

PUBLIKUAR

Me rastin e shënimit të 1 Qershorit, ditës Ndërkombëtare të fëmijëve, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur sot një grup të fëmijëve nga Çerdhja Publike në Lipjan, të cilëve u ka uruar për këtë ditë.

Kryetari Ahmeti duke bashkëbiseduar me fëmijët ka thënë fëmijët jenë motivi i së ardhmes sonë, andaj çdo investimi tek ynë tek ta është investim i së ardhmes, njofton Komuna Lipjanit.

“Ne duhet të bëjmë edhe më shumë në mënyrë që atyre të ju ofrojmë një siguri dhe një mjedis më të përshtatshëm për realizimin e ëndrrave dhe synimeve të tyre”, tha Kryetari Ahmeti

Fëmijët gjatë qëndrimit në Komunën e Lipjanit recituan poezi të ndryshme si dhe kënduan këngë të përgatitura për shënimin e kësaj dite, thuhet tutje.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...