Kryetari Imri Ahmeti pret shefin e OSBE-së Jan Braathu

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE –së Jan Braathu.
Kryetari Ahmeti fillimisht e ka njoftuar ambasadorin e OSBE-së Jan Braathu për zhvillimet e gjithëmbarshme në Komunën e Lipjanit përfshirë edhe përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve të kësaj komune pa dallime përkatësie etnike. Ai po ashtu ka falenderuar ambasadorin e OSBE –së Jan Braathu për mbështetjen e OSBE-së në avancimet e theksuara të Komunës së Lipjanit në fushën e transparencës, përfshirjes së qyetarëve në dëgjime publike, vendimarrje dhe në implementimin e Ligjit për barazi gjinore.
Nga ana tjetër Ambasadori Braathu, ka falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për pritjen dhe përformancën e lartë në qeverisjen komunale, duke theksuar se është i informuar për së afërmi rreth çmimeve që ka marrë dhe avancimeve që ka bërë në menagjimin financiar përmes organizimit të 16 dëgjimeve publike buxhetore në vitin 2017, nivelin e lartë të transparencës dhe çmimin si komuna e parë në nivel vendi për Indeksin e Konkurrueshmërisë.
Ai më tutje ka ofruar mbështetje në procesin e përgaditjes së buxhetit, laboratorin e qeverisjes komunale, mbështetje e pjesëmarrjes në vendimarrje, mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të stafit si dhe përkrahje për të rinjët dhe gruan. Po ashtu kërkoi mbështetjen e komunës në organizimin e Marshit të Paqes.
Kryetari Imri Ahmeti u zotua se do të përkushtohet në avancimin e mëtutjeshëm të qeverisjes lokale dhe do të bashkëpunoj ngusht me OSBE-në dhe miqt e tjerë ndëkombëtarë dhe vendor, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira të qytetarëve të komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...