Kryetari Komunës së Lipjanit ka mgushëlluar familjen Gashi me rastin e ndarjes nga jeta të nxënësit të Shkollës Fillore “Vëllezërit Domaneku”, Bleron Gashi.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti në emër të të gjitha institucioneve të Komunës I’u shpreh ngushëllime familjes Gashi.
E nderuar familje Gashi,
Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit të Shkollës Fillore “Vëllezërit Domaneku”, Bleron Gashi.
Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj, ndarjet si kjo e nxënësit të klasës së 3-të, në një moshë kaq të re, na lënë dhembje e kujtime përgjithmonë. Andaj edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bleronit, të afërmve, shoqeve dhe shokëve të klasës, mësimdhënësve të tij dhe shkollës “Vëllezërit Domaneku”!


