Kryetari Imri Ahmeti ngushëllon familjen Ademi

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti në emër të të gjitha institucioneve komunale, ngushëllon familjen Ademi nga fshati Grackë, për vdekjen e djalit të tyre Arbnor Ademi

Postimi plotë nga Komuna e Lipjanit:

 

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES ADEMI

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të të gjitha institucioneve komunale, ngushëllon familjen Ademi nga fshati Grackë, për vdekjen e djalit të tyre Arbnor Ademi, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti tragjik që ka ndodhur në afërsi të Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

E nderuara familje Ademi,

Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.
Jo vetëm familja, por e gjithë Komuna e Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqët dhe të gjithë ata të cilët e njohën, ka përmbyllur telegramin e ngushëllimit Kryetari Ahmeti.

Ngushëllime!

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...